Culture and Cinema Writing Program

 

Open Call

 

Cineks School presents:

 

Culture and Cinema Writing Program

Greetings,

Institute Undesignate and Cineks invite you to apply for a series of lectures and workshops which aim to develop your writing for film and culture skills. Be it criticism, nonfiction, creative writing, journalism, texts with an academic focus, blogs, or some experiment that mixes them all — This is the space for you.

This 6-week program will not only focus on the art of writing, but will also aim to develop your ability to critique and coherently analyse cinematic and artistic works. To achieve this we have set up a series of lectures with diverse topics to help you view films from societal, philosophical, anthropological and artistic perspectives. The workshop will also pave the way for you to be commissioned to write for us and our blog, and give you the chance to gain experience and make connections.

By the end of the workshop and lecture series, you will have one piece of writing ready for publication at Cineks.com Blog, as well as at least two in-development texts for publication in the following months. Our aim is to commission each writer’s texts.

Format:

This 6-weeks program includes writing workshops, lectures, discussions, and interactive/immersive learning experiences.

Nita Luci, Lura Limani, Lum Çitaku, Norika Sefa, Fatmir Mustafa - Karllo, Liburn Jupolli, Shpëtim Selmani, are just some among the prominent writers, artists, and professors to tackle topics ranging from art, culture, feminism, film theory, criticism, acting, music, literature, philosophy.

Writing workshops will be led by our resident writer, Artrit Bytyçi of StoryLab.

Application:

Please make sure you apply before our July 8, 2021 deadline.

#embed the Google form#

Please click here if you have trouble viewing the embedded google form.

 

 

Shkolla e Cineks-it hapë thirrjen për programin: Shkrim për Kulturë dhe Film

Instituti Undesignate dhe Shkolla e Cineks-it në bashkëpunim me StoryLab kanë hapur thirrjen për programin “Shkrim për Kulturë dhe Film” i cili integron një seri ligjeratash dhe punëtorish të cilat synojnë të zhvillojnë aftësitë e shkrimit për kulturë dhe film. Ky programi 6-javor përveç që do të përqëndrohet në artin e të shkruarit, ai gjithashtu synon zhvillimin e aftësive për të kritikuar dhe analizuar në mënyrë koherente veprat kinematografike dhe artistike. Ligjeratat e ndryshme kanë për qëllim t'i ndihmojnë pjesëmarrësve t’i shohin filmat dhe veprat artistike nga këndvështrime shoqërore, filozofike, antropologjike dhe artistike.

“Programet e Cineks-it e adresojnë edukimin kulturorë në dy aspekte. Një, përmes ofrimit të arsimimit kualitativ interdisciplinor dhe të përqëndruar për të rinjtë. Dhe dy, edukimin e përgjithshëm përmes blogjeve, video eseve, artikujve dhe dokumentarëve kreativ që do të publikohen dhe shpërndahen çdo javë për publikun nga Cineks.com.” u shpreh drejtori i programeve tek Instituti Undesignate dhe Cineks-i, Lum Çitaku.

Nita Luci, Lura Limani, Lum Çitaku, Norika Sefa, Fatmir Mustafa - Karllo, Liburn Jupolli, Shpëtim Selmani, janë vetëm disa nga shkrimtarët, artistët dhe profesorët që do të trajtojnë tema duke filluar nga arti, kultura, antropologjia, feminizmi, teoria e filmit, kritika, aktrimi, muzika, letërsia, dhe filozofia.

"Çka e veçon këtë program të parë", thotë Artrit Bytyçi nga StoryLab, në bashkëpunim me të cilin është zhvilluar programi, "është mënyra se si i kemi strukturuar punëtoritë dhe ligjëratat. Për të shkruar efektivisht për film, një krijues duhet të dijë ta dekodoj gjuhën e filmit, të ketë njohuri për artin e fotografisë, muzikës dhe aktrimit. Poashtu është mirë të mësohet arti i të intervistuarit. Nëse shkruan për film, intervista me një aktore apo regjisore do të shtojë një dimension shtesë të interpretimit të filmit. Këto aspekte jemi munduar t’i integrojmë përmes përzgjedhjes së kujdesshme të punëtorive dhe ligjëratave për Shkollën e Cineks-it".

Krijuesit e rinjë pjesëmarrës do të kenë mundësinë të eksplorojnë kritikën, letërsinë artistike, shkrimin kreativ, gazetarinë, tekstet me fokus akademik, blogjet apo format më eksperimentale të të shkruarit që mund t’i kombinojnë që të gjitha këto.

“Posaçërisht Shkolla e Cineks-it është pjesë e rëndësishme e programeve të Cineks-it përshkak që — përveç ofrimit të një kurrikule kualitative, qasjes në mentorë me përvojë, dhe ofrimit të hapësirave ku punët e tyre vlerësohen — ka për qëllim ta adresoj edhe njërën prej vështirësive kryesore për krijuesit e rinj, që është përcjellja dhe angazhimi i tyre si krijues edhe pas fazës së trajnimit”, theksoi Lum Çitaku.

Në fund të seminarit dhe serisë së ligjëratave, krijuesit pjesëmarrës do ta kenë nga një shkrim të gatshëm për botim në Blog-un e Cineks.com, si dhe të paktën dy tekste në zhvillim për t'u botuar në muajt në vijim. “Qëllimi ynë është që pjesëmarrësit të angazhohen dhe kompensohen për shkrimet e tyre, duke u bërë kështu bashkëpuntorë tanë”, thuhet në thirrjen e hapur të shkollës së Cineks-it.

    

Klikoni këtu për të aplikuar në programin “Shkrim Kulturë dhe Film”.

Afati i aplikimit është i hapur deri më 8 korrik, 2021. Për më shumë informata rreth programit, vizitoni faqen e Cineks-it duke klikuar këtu.

Leave your comments

Post comment as a guest

0
terms and conditions.

Comments