TERMINAL FOR TIRANA - KAROLINA HALATEK


Terminal for Tirana
by Karolina Halatek

Inauguration
Monday, 18 March 2024, 5:00 pm
at the Main Entrance of University Hospital Center "Mother Teresa", Tirana

Artist: Karolina Halatek
Curator: Adela Demetja
Managing Institution: Tirana Art Lab - Center for Contemporary Art
Landscape Architect: Elian Stefa
Architect and Urban Designer: Apparat Studio / Dea Buza
Construction Firm & Engineering: RS Construction & Engineering
Commissioned and Financed by: Ministry of Economy, Culture and Innovation of Albania

Tirana Art Lab - Center for Contemporary Art presents the permanent installation of Terminal for Tirana, an immersive light sculpture by contemporary artist Karolina Halatek. Halatek's project Terminal for Tirana, managed by Tirana Art Lab, has been selected as one of the eight winning art works by the international jury for the competition "Art in Public Spaces" launched and financed by the Ministry of Economy, Culture and Innovation of Albania.

Terminal for Tirana offers a contemplative space where visitors can experience a sense of euphoria, peace, and the feeling of transcending physical boundaries. This site-specific installation draws inspiration from the profound recollections of patients experiencing near-death experiences (NDEs), creating thus a space where art, spirituality, and science intersect.

Halatek's brilliant sculpture is composed primarily of a single polyethylene cylinder of 6m by 3m diameter, illuminated from within by solar-powered LED neons. This tunnel of light invites visitors to step into an otherworldly experience, reminiscent of those reported in NDEs - a journey through a dark tunnel towards an enveloping, radiant light.

Terminal for Tirana reaches further than an art installation; it is a meditation on life, death, and the persistence of consciousness. Situated at the entrance of the University Hospital Center Mother Teresa, the installation invites viewers to immerse themselves in the transformative and healing power of light, offering a glimpse into what might lie at the threshold of life. It is a reminder of the eternal continuity of light, urging the audience to reflect on our existence and the universe's boundless mysteries.

Karolina Halatek is a Polish artist who uses light as her primary medium to create experiential site-specific spaces that incorporate visual, architectural, and sculptural elements. Halatek's fascination with light as a medium has been shaped by her studies at the University of Arts London and Berlin University of the Arts. Her works have been exhibited globally across Europe, USA, Asia and the Middle East.

Tirana Art Lab – Center for Contemporary Art is a contemporary independent art institution, founded as a non-profit organisation in 2010. TAL aims at promoting emerging artists and contemporary art from Albania as well as from Central, Eastern, and South Eastern Europe.

Terminal for Tirana is supported by the Ministry of Economy, Culture and Innovation as part of the project "Art in Public Space" and managed by Tirana Art Lab.

 


Terminal për Tiranën
nga Karolina Halatek

Inagurimi
E Hënë, 18 mars 2024, Ora 17:00
tek Hyrja Kryesore e QSUT – Qendra Spitalore Unversitare Nënë Tereza, Tiranë

Artiste: Karolina Halatek
Kuratore: Adela Demetja
Institucioni menaxhues: Tirana Art Lab - Qendra për Artin Bashkëkohor
Arkitekt i peizazhit: Elian Stefa
Arkitekte dhe Urbaniste: Apparat Studio / Dea Buza
Firma e Ndërtimit & Inxhinieria: RS Construction & Engineering
Komisionuar dhe Financuar nga: Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Tirana Art Lab - Qendra për Artin Bashkëkohor prezanton instalacionin e përhershëm Terminal për Tiranën, një skulpturë drite e aksesueshme, vepër e artistes bashkëkohore Karolina Halatek. Projekti i Halatek Terminal për Tiranën, i menaxhuar nga Tirana Art Lab, është përzgjedhur nga një juri ndërkombëtare, si një nga tetë veprat fituese për konkursin "Art në Hapësira Publike" i nisur dhe financuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Terminal për Tiranën ofron një hapësirë soditëse ku vizitorët mund të përjetojnë një ndjenjë euforie, paqeje dhe atë të kapërcimit të kufijve fizikë. Ky instalacion krijon një hapësirë ku kryqëzohen arti, spiritualiteti dhe shkenca, dhe është i frymëzuar nga kujtimet mbresëlënëse të pacientëve që kanë përjetuar vdekje klinike (NDE) dhe janë rikthyer përsëri në jetë.

Skulptura e shndritëshme e Halatek është e përbërë nga një cilindër monolit polietileni me diametër 6 m x 3 m, i ndriçuar në brendësi me neon LED të cilët furnizohen me energji diellore. Ky tunel drite i fton vizitorët të hyjnë në një përvojë të botës së përtejshme, dhe i referohet përvojave të pacienteve që kanë raportuar mbi një udhëtim përmes një tuneli të errët drejt një drite rrezatuese dhe gjithëpërfshirëse.

Terminal për Tiranën shkon përtej një vepre arti; është një meditim mbi jetën, vdekjen dhe vazhdimësinë e ndërgjegjes. I vendosur në hyrje të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, instalacioni i fton shikuesit të zhyten në fuqinë transformuese dhe shëruese të dritës, duke ofruar një vështrim në atë që mund të shtrihet në pragun e jetës. I nxit vizitorët të reflektojn mbi qënësinë tonë dhe misteret e pakufishme të universit dhe është një kujtesë mbi vazhdimësinë e përjetshme të dritës.

Karolina Halatek është një artiste polake që përdor dritën si mjetin e saj kryesor për të krijuar hapësira eksperimentale specifike që përfshijnë element vizual, arkitekturor dhe skulpturor. Magjepsja e Halatekut me dritën si medium është formuar nga studimet e saj në Universitetin e Arteve në Londër dhe Universitetin e Arteve të Berlinit. Veprat e saj janë ekspozuar globalisht në Evropë, SHBA, Azi dhe Lindjen e Mesme.

Tirana Art Lab – Qendra për Artin Bashkëkohor është një institucion i pavarur i artit bashkëkohor, i themeluar si një organizatë jofitimprurëse në vitin 2010. TAL synon të promovojë artistë dhe artin bashkëkohor nga Shqipëria, si dhe nga Evropa Qendrore, Lindore dhe Juglindore.

Terminal për Tiranën është financuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit si pjesë e projektit "Art në Hapësira Publike" dhe është menaxhuar nga Tirana Art Lab.