REVIVAL Diana & Fatmir Miziri Tirana Art Lab


Tirana Art Lab and Art Gallery of Tirana invite you:

Exhibition Opening
June 4, 7:00 PM
REVIVAL
Diana & Fatmir Miziri
Curated by Adela Demetja
5-29 June 2025
Tirana Art Gallery, Kavaja Street


Diana (1951–2005) and Fatmir Miziri (b. 1950) are among the most prominent and active artistic couples in the Albanian art scene. Since the period of 1969–1973, when they met during their studies at the Higher Institute of Arts, they shared their lives and often their artistic practices. Both belonged to the first generation of students that benefited by the reformed program that included applied arts disciplines such as textiles, glass, ceramics, graphics, and more. This educational model, led by professors like Danish Jukniu and Thoma Thomai—artists who had studied abroad and brought that experience back to Albania—was similar to the Bauhaus system and aimed to train artists who would later contribute to the domestic production industry.

Diana graduated as a painter in the textile specialization, a discipline initially assigned to her against her will but which would become her preferred medium until her premature passing in 2005. Fatmir graduated as a painter in the glass specialization and went on to work in industrial design, graphic design, scenography and costume design, textiles, and applied arts using hard materials. With the arrival of democracy, the artists experienced a newfound freedom of expression, liberated from the figurative dogmas of socialist realism, and experienced a creative explosion during the 1990s. In 1992, Diana and Fatmir opened a joint exhibition of textile and sculpture at the National Gallery of Arts, presenting works created between the late 1980s and 1992.

The exhibition "REVIVAL" provides a rare opportunity to see the works of Diana and Fatmir placed side by side, 32 years after their 1992 show. It features textiles by Diana Miziri created during the 1990s, and objects by Fatmir Miziri realized continuously from 1995 to the present. Besides showcasing the wonderful works of these two prominent artists from Tirana, this exhibition echoes the reviving power of art—its ability to regenerate and transmit new meaning each time it is exhibited. The title also refers to the working methods of both artists, who incorporate found and recycled materials into their works. The exhibition also highlights the unique story of this couple, who worked together and consistently supported each other's practice, beyond competition. Tragically, Diana passed away suddenly in 2005, and her works remain little known to younger generations.

Diana Miziri was born in 1951 in Durrës and studied painting with a specialization in textiles at the Higher Institute of Arts, graduating in 1973. After graduation, she worked as a carpet designer at the Design Bureau of the Carpet Factory in Kavaja. Later, she moved to Tirana, where she taught drawing at "Mihal Grameno" School and then at the "Jordan Misja" Art High School until 2005. After the 1990s, she worked with textile, painting, drawing, and installation, leaning toward free geometric and organic abstraction, with works characterized by the recycling of traditional folk materials and techniques in a modern spirit. She was a member of the women artists' association "Lindart" and participated in many of its exhibitions. Diana passed away in 2005.

Fatmir Miziri was born in Gjirokastër in 1950 and graduated in painting with a specialization in glass from the Higher Institute of Arts in Tirana in 1973. Since the 1990s, his multimedia practice—including stained glass, mosaic, painting, textile, and sculpture—reflects the transformations of the post-communist period. He has experimented with diverse materials, including metals and found objects, and has been an active participant in national and international exhibitions. Since 1998, he has served as Dean and Head of the Fine Arts Department and led the Monumental Painting Class at the University of Arts, inspiring generations of young artists.

Adela Demetja, curator and author born in Tirana, holds a Master's degree in "Curatorial and Critical Studies" from the Städelschule and Goethe University, Frankfurt/Main, Germany. Since 2010, she has been the director of Tirana Art Lab – Center for Contemporary Art, an institution she founded. At the 59th Venice Biennale, she curated the Albanian Pavilion, represented by Lume Blloshmi.

"REVIVAL" is a collaboration between Tirana Art Lab and the Tirana Art Gallery and is supported by the Ministry of Economy, Culture, and Innovation.

https://www.tiranaartlab.org


Tirana Art Lab dhe Galeria e Artit Tiranë ju ftojnë:

Hapja e Ekspozitës
4 Qershor, ora 19:00
RIPËRTËRITJE
Diana & Fatmir Miziri
Kuruar nga Adela Demetja
5-29 Qeshor 2025
Galeria e Artit Tiranë, Rruga e Kavajës

 

Diana (1951–2005) dhe Fatmir Miziri (l. 1950) janë një nga çiftet më të spikatura dhe aktivë të skenës së artit shqiptar. Që prej periudhës 1969–1973, kur u takuan gjatë studimeve në Institutin e Lartë të Arteve, ata ndanë jetën dhe shpesh edhe praktikën e tyre artistike. Të dy i përkasin brezit të parë të studentëve të programit të reformuar që përfshinte specialitete të arteve të aplikuara si tekstili, qelqi, qeramika, grafika etj. Ky model studimi, i udhëhequr nga profesorë si Danish Jukniu dhe Thoma Thomai—artistë që kishin studiuar jashtë Shqipërisë dhe sollen atje eksperiencën e tyre—ishte i ngjashëm me sistemin e Bauhaus-it dhe synonte të përgatiste artistë që më pas do të kontribuonin në industrinë vendore të prodhimit.

Diana u diplomua si piktore në specialitetin e tekstilit, një degë që i ishte caktuar në fillim pa dëshirën e saj, por që do të bëhej mediumi i saj i preferuar deri në ndarjen nga jeta në 2005. Fatmiri u diplomua si piktor në specialitetin e qelqit dhe vazhdoi të punonte me dizajn industrial, dizajn grafik, skenografi-kostumografi, tekstil dhe arte të aplikuara me materiale të forta. Pas ardhjes së demokracisë, artistët gjetën lirinë duke u çliruar nga dogmat figurative të realizmit socialist, dhe përjetuan një shpërthim krijues gjatë viteve '90. Në 1992, Diana dhe Fatmiri hapën ekspozitën e përbashkët me tekstil dhe skulpturë në Galerinë Kombëtare të Arteve, me punë të krijuara nga fundi i viteve '80 deri në 1992.

Ekspozita "RIPËRTËRITJE" na jep mundësinë të shohim veprat e Dianës dhe Fatmirit të vendosura pranë njëra-tjetrës, 32 vjet pas ekspozitës së tyre të vitit 1992. Ajo përmbledh tekstile nga Diana Miziri, të krijuara gjatë viteve '90, dhe objekte nga Fatmir Miziri, të realizuara në vazhdimësi nga vitet 1995 deri sot. Kjo ekspozitë, përveçse sjell veprat e mrekullueshme të dy artistëve kryeqytetas me karriera të spikatura, i bën jehonë fuqisë ripërtëritëse të artit: aftësisë së tij për t'u gjallëruar dhe përçuar përmbajtje të reja sa herë që ekspozohet. Titulli i ekspozitës i referohet gjithashtu mënyrës së punës së të dy artistëve, të cilët kombinojnë materiale të gjetura dhe të ricikluara në veprat e tyre. Ekspozita nxjerr në pah edhe historinë unike të këtij çifti, i cili punoi bashkë dhe mbështeti vazhdimisht praktikën e njëritjetrit, përtej konkurrencës. Fatkeqësisht, Diana u nda herët dhe papritur nga jeta në 2005, dhe veprat e saj janë ende pak të njohura për brezat e rinj. 

Diana Miziri lindi në 1951 në Durrës dhe studimet i kreu në Institutin e Lartë të Arteve, në degën e pikturës në specialitetin e tekstilit, dhe u diplomua në 1973. Pas diplomimit, punoi si dizenjatore qilimash në Byronë e Projektimit pranë Fabrikës së Sixhadëve, Kavajë. Më pas u transferua në Tiranë, ku u bë mësuese vizatimi në Shkollën "Mihal Grameno" dhe më vonë në Liceun Artistik "Jordan Misja" deri në 2005. Pas '90, punoi me mediume të tekstilit, pikturës, vizatimit dhe instalacionit dhe u orientua drejt abstraksionit gjeometrik dhe organik të lirë, me vepra që karakterizoheshin nga riciklimi i materialeve dhe teknikave tradicionale popullore në frymë moderne. Ka qenë pjesë e shoqatës së artisteve gra "Lindart" dhe ka marrë pjesë në shumë prej ekspozitave të organizuara prej saj. Diana u nda nga jeta në 2005.

Fatmir Miziri lindi në Gjirokastër në 1950 dhe u diplomua për pikturë në specialitetin e qelqit, në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë në 1973. Pas viteve '90, praktika e tij multimediale — që përfshin vitrazh, mozaik, pikturë, tekstil dhe skulpturë — reflekton transformimet e periudhës post-komuniste. Ai ka eksperimentuar me materiale të ndryshme, përfshirë metale dhe materiale të gjetura, dhe ka qenë pjesëmarrës aktiv në ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare. Që nga 1998, ka qenë Dekan e Shef i Departamentit të Arteve të Bukura dhe drejtues i Atelies së Pikturës Monumentale në Universitetin e Arteve, duke frymëzuar breza të rinj artistësh.

Adela Demetja, kuratore dhe autore e lindur në Tiranë, ka mbaruar studimet Master në "Curatorial and Critical Studies" në Städelschule dhe Universitetin Goethe, Frankfurt/Main, Gjermani. Nga 2010 është drejtoreshë e Tirana Art Lab – Qendra për Artin Bashkëkohor, institucion të cilin e themeloi. Në Bienalen e 59-të të Venecias, ajo kuruoi Pavijonin Shqiptar të përfaqësuar nga Lume Blloshmi. 

RIPËRTËRITJE është një bashkëpunim i Tirana Art Lab dhe Galerisë së Artit Tiranë, dhe mbështetet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

https://www.tiranaartlab.org

 

revival1

Leave your comments

Post comment as a guest

0
terms and conditions.

Comments